Mjekja shpreh shqetësimin: Covid-19 mban gratë larg kontrolleve për kancerin e gjirit

Frika nga Covid-19, ka bërë që gratë të mos bëjnë kontrollet e gjirit. Në spitalin e Lezhës janë diagnostikuar me kancer gjiri 20 gra nga janari deri në tetor. Shifra në dukje është e ulët, por mjekja thotë se kjo vjen si rezultat i mungesës së ekzaminimeve.

Mjekja onkologe shprehet se grup-mosha më e prekur është 40-60 vjeç, ndërsa u bën thirrje grave të mos i neglizhojnë kontrollet periodike. ”Mosha më e prekur 40-60, raste të rralla janë nën 40 vjeç pavarësisht situatës të vazhdojmë të bëjmë ekzaminimet e gjirit. Është një vizitë senologjike e mirë që përcakton faktorët e rrezikut”,-tha Gjoni.

Nga ana tjetër, ajo kujton se vetëm 3 javë më parë një grua 38-vjeçe ndërroi jete pasi sëmundja kishte avancuar. “Nuk ka rreth 3 javë që kemi pasur një vdekje nga kanceri i gjirit në moshë të re rreth 38 vjeç. Një paciente që banonte në Greqi emigrante dhe ka ardhur në stad terminal. Një rast që na ka bërë të reflektojmë si gjithmonë në raste të tilla sidomos kur preken mosha të reja”, u shpreh më tej mjekja.

SHKARKO APP