Mjekja shqiptare me shenjat e maskës, Manastirliu: Shembull i sakrificës

Në vijën e parë të luftës me Covid-19 janë bluzat e bardha. Në Itali në ndihmë të të prekurëve janë edhe mjekë shqiptarë. Anxhela Murraj është pjesë e stafit mjekësor të spitalit Infektiv në Tiranë në vijën e parë të rrezikut nga koronavirusi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi foton e mjekes si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për profesionin. ”Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacienëve të prekur nga Covid-19 në spitalin Infektiv me misionin për të shpëtuar jetë”.

SHKARKO APP