Mjeku Beltoja: Nuk ka vend për panik, mezi e kam pritur vaksinën

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Alban Beltoja tha se në Itali po vaksinohen me vaksinën e Pfizer dhe se nuk ka vend për panik.

Alban Beltoja: Në Itali po vaksinohen me vaksinën e Pfizer, vaksina që bëra dhe unë. Përveç dhimbjes në vendin e injektimit që bëhet në muskul nuk kam pasur efekte të tjera anësore. Kjo është vetëm doza e parë. Efekti anësor mund të jetë te doza e dytë, temperaturë që zgjat vetëm një ditë. Doza e dytë krijon imunitet të plotë dhe bëhet pas 21 ditësh.

“Lufta” e shkaktuar nga covid e përhapur në të gjithë Italinë, por shifrat nuk janë shumë të larta. Vaksina na rezulton të jetë shumë e sigurt, sepse përdoret teknologji e testuar prej vitesh. Përbërësit nuk janë të tillë që mund të shkaktojnë dëm në organizëm, nuk preket ADN-ja. Njerëzit t`i besojnë ekspertëve të shkencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?