Mjeku Dasho: Askush nuk duhet të flasë për pikun e koronavirusit në Shqipëri!

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, mjeku Erion Dasho ka thënë se të gjithë ata që flasin për pikun e koronavirusit gabohen, pasi nuk mund të flasim për pikun e koronavirusit në vendin tonë, në situatën që gjendemi.

Dritan Hila: A e kemi kaluar pikun?

Erion Dasho: Parashikimet për arritjen ose jo të pikut nuk janë në interes të zhvillimit të epidemisë , pasi të gjithë ne e kuptojmë se numri i testeve që kryhet në Shqipëri ka ndjekur një strategji të ndryshme nga ato që ndjekin, Gjermania, apo vende të tjera që kanë përdorur testimin masiv. Ne kemi teste të vogla, që bëhen edhe për shkaqe ekonomik, ne nuk mund të themi që ka kaluar ose jo piku, pasi numri i rasteve që kemi është shumë i vogël, dhe në komunitet mund të jetë shumë i lartë, pasi dihet se 80% e të infektuarve nuk kanë asnjë shenjë klinike, dhe në këtë mënyrë të parashikosh për kurba në një terren që ka qenë nën masa të rrepta, gabon dhe bën parashikime jo të besueshme. Masat e marra kanë dhënë një efekt të dukshëm. Duhet të ndërgjegjësohemi se kjo situatë nuk mund të vazhdojë me muaj të tërë, sepse bëjmë efektin e kundërt,  dhe për arsye ekonomike këto masa nuk mund të vazhdojnë shumë gjatë.

Dritan Hila: Pra ti je kundër testimeve masive?

Erion Dasho: Unë nuk jam kundër, por them e ne e kemi të pamundur edhe për arsye ekonomike. Unë do të thoja që të shtohen testimet tek mjekët.

SHKARKO APP