Mjeku: Duhet një grup përfaqësues që të artikulojë zgjidhjet, protesta duhet të maturohet

Mjeku dhe aktivisti Ermal Pashaj, thotë se lëvizja qytetare duhet të kalojë në një fazë tjetër organizimi dhe përfaqësimi. Sipas Pashajt, protesta duhet të maturohet jo vetëm në drejtim të përshkallëzimit të qëndresës, por edhe përmes artikulimit të qartë të alternativave dhe zgjidhjeve.

“Ka ardhur momenti që edhe protesta duhet të maturohet, jo vetëm sa i përket përshkallëzimit të qëndresës në shesh, por po ashtu si kundër edhe maturimit sa i përket ngritjes piramidale. Ka ardhur koha që tezat që janë artikuluar si zgjidhje të artikulohen gjerësisht, nga një përfaqësi e protestuesve”, tha Pashaj në A2CNN.

Nga ana tjetër, ai propozoi gjithashtu krijimin e një grupi përfaqësues të protestës, i cili, sipas tij, duhet të marrë përsipër artikulimin e zgjidhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Të formohet një grup përfaqësues i protestës, i cili duhet të fillonte të artikulonte zgjidhjen e ankesave. Ka pasur punime në këtë kontekst, dhe këto punime duhet të shfaqen tanimë, pa hezitim, dhe pa patur ndroje se do të anatemohen, apo se do të krijojnë një pol të atakueshëm nga politika shqiptare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?