Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 10:06 Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë. Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjeku i njohur Isuf Kalo këshillon të sëmurët kronik: Ja çfarë duhet të dini

Aktualitet E mërkurë, 25 Mars 2020 11:40
Mjeku i njohur Isuf Kalo këshillon të sëmurët kronik: Ja çfarë duhet të dini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Coronavirusi po vret edhe tek ne. Masat e duhura për të bllokuar ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, ministria e shëndetësisë, specialistet infeksionit, dhe mediat duhen konsideruar imperative dhe jetësore.

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta sidomos në moshat e reja dhe tek qytetare pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësit e përfundimit fatal të sëmundjes janë tek cilido. Është ngushëllues fakti që gjashtë të sëmurë rëndë nga coronavirusi të shtruar në spitalin tonë infektiv mundën të shërohen. Kjo fal kujdesit me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirë po ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën më gjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mesazhi është i qartë: Secili prej nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t’i shpëtoj prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë zhvillimet e pandemisë kanë evidentuar se humbjet e jetëve njerëzore, që ai shkakton janë shumë më të shpeshta tek personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike të mushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune, depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti paraprakisht i dëmtuar i tyre, nga ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo të shëndetshëm të jetës, çka dobësojnë reagimin e organizmit ndaj virusit.

Ndërkohë në kushtet e vetizolimit në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe komunikimit me mjekët që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave të gjendjes shëndetësore si rritje e shifrave të tensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit ,shtimi duhan pirjes, pasiguri çrregullime të oreksit, vështirësi për respektimin e higjienës trupore etj.

Mund t'ju interesojë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit t...

Para 12 minutash
Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrollua...

Para 14 minutash
Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Para 30 minutash

Vetvetiu pacientëv të tille u lindin pyetje lidhur me mënyrën e zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja. Për fat të keq ata përgjithësisht nuk janë edukuar dhe aftësuar për të vetmenanxhuar sëmundjen e tyre kronike në kushtet e shtëpisë. Kultura shëndetësore qytetarëve tanë është e ulët. Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka anashkaluar këtë nevojë Tani pacientëve të ngujuar u duhet një një mendje që t’i udhëzoj. Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online.

Vet sistemet shëndetësore përgjithësisht nuk e kanë patur prioritet kujdesin ndaj të sëmurëve në shtëpi. Tempulli i lavdisë e krenarisë së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore ambulatore të pajisur me profesionistë me barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshme për përballje e tyre me sëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen ambulatorisht. Por jo për sëmundjet kronike ,të cilat nuk shërohen dot plotësisht. në spital. Ato pacientet edhe pas daljes nga spitalet i marrin në shtëpi me vete gjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“ janë pista potenciale të cilat po të shfrytëzohen seriozisht në mënyrë të mirë organizuar, munden ta lehtësojnë ndjeshëm barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, veç të tjerash është padyshim edhe qendër gjigande shëndetësore me potenciale të mëdha burimesh njerëzore. Në jetën e përditshme në të kryen një numër pafund procedurash në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve ashtu dhe në ndihmë të pjesëtarëve të sëmurë të familjes. Me goditjen që pësuan sistemet shëndetësor e nga Covid -19 po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftueshmërisë të stafit profesional dhe të ambienteve spitalore .Asnjëherë sa tani nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen në partnership nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi i vetëmjekimit i pacientëve me sëmundje kronike në shtëpi është një opsion për tu konsideruar me përparësi.

Shembulli se si tek ne një numër i pacientëve me diabet e vetë menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetadaptojnë me sukses sëmundjen në kushtet e shtëpisë vlen per tu shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe ndaj të sëmurëve të tjerë kronike.

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohet ndaj sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetizoluar me shpresë që t’i ndihmoj sado pak ata që do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen më lehtë, dhe me minimum letalitet.

Ministra e shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posaçërisht nga specialistet respektiv për qytetar të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga coronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës çka do ju rivendos për të sëmurë të tilla urat e kontaktit përkohësisht të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktikë të tillë mund ti shërbejë këtij kontingjent si dritare mundësie suplementare për të vetadaptuar mjekimin, për t’ju forcuar imunitetin dhe minimizuar humbjet e jetës së tyre të kërcënuara frikshëm nga kjo pandemi.

Së bashku ;qytetarë , pacientë dhe mjek do jemi më të fortë

Etiketat e lidhura

Isuf Kalokoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Para 12 minutash

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja
Para 14 minutash

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë
Para 15 minutash

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë
Para 25 minutash

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 19 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.