Mjeku imunolog: Kemi vetëm laboratorët e ISHP-së për teste, të realizohen edhe në QSUT

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në TV Ora, mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se testet për koronavirus janë përqendrua në ISHP.

Sipas tij, duhet shpërndarë kjo ngarkesë duke realizuar teste edhe në laboratorët e QSUT-së, për shkak të ngarkesës.

Sulçebe: Praktikisht nga njohuritë e mia, testet laboratorike për diagnozën e koronavirusit janë prodhuar nga CDC, ajo i prodhon aktualisht. Problemi është që këto teste nuk janë të lehta, kërkojnë pajisje dhe personale. Në vendin tonë janë përqendruar në ISHP. Problemi është se është një qendër e vetme, ku ata duhet të përballojnë studimin epidiomologjik, si është shpërndarë virusi, por edhe të sëmurët. Një pjesë e mirë e kësaj ngarkesa duhet të realizohet në spital, në laboratorët e QSUT-së. Koronavirusi nuk është se lindi tani. Është e rekomanduashme që një laborator në QSUT të bënte një diagnozë molekularë të këtyre viruseve. 

SHKARKO APP