Mjeku italian tregon pse në Itali ka më shumë të vdekur se në Kinë nga koronavirusi

Mjeku italian, Giulio Tarro në një lidhje direkte për emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se Italia vijon të jetë në fazën e rritjes të të prekurve nga koronavirusi. Sipas tij, vdekshmëria në këtë vend do të jetë në nivelin e 10% të personave të infektuar.

Giulio Tarro: Faleminderit për kërkesën e informacionit. Sot jemi ende në fazën e rritjes të të prekurve, kemi një numër të konsiderueshëm të personave që shtrohen në spital. Kemi dhe ata që shërohen, por kemi dhe viktima që krahasuar me numrin e atyre të Kinës, që kishin 2% të vdekshmërisë, ne jemi duke riskuar të kemi 10% të vdekshmërisë.

Por pse është ky numër kaq i madh i personave të prekur? Mjekun Italian tregoi se janë disa arsyet, duke përmendur mungesën e shtretërve për terapi intensive, por dhe për shkak se pacientët kanë sëmundje të tjera.

Giulio TarroNga Kina, sot që themi që ka përfunduar epidemia, ka të dhëna më të sakta nga studiuesit amerikan. Duke konsideruar të dhënat që vijnë nga 592 spitale kam mundur të kuptojmë se vdekshmëria është ulur më pak se 1%. Sepse ajo që duhet të bëjmë dhe ne në Itali, duhet të zgjerojmë testin për një numër pacientësh që nuk janë shtruar në spital. Ata që janë të shtruar janë pacientë që kanë dhe sëmundje të tjera. 

Duhet bërë dallimi mes pacientëve që janë shëruar dhe atyre që kanë një prekje shumë të rëndë nga koronavirusi. Vendet e emergjencës dhe repartet e terapisë, për shkak të uljes së shpenzimeve në shëndetësi, janë përgjysmuar nga 1995 deri në vitin 2015. Edhe kur mësuam për këtë epidemi kineze nuk ndodhi asgjë në ndryshim nga Franca, që i dyfishoi vendet e terapisë intensive. Tani ndodhemi në një numër në rritje të testeve, pasi më parë bëheshin vetëm personat e infektuar. Kemi 10% vdekshmëri. Edhe pse ka shumë të shëruar shifrat janë shumë të larta me koronavirus. Kjo bën të kuptohet se përhapja e virusit është shumë e madhe. 

SHKARKO APP