Mjeku Koraqi: COVID-19, virus me shumë të panjohura, nuk dimë ende se si sillet me organizmin
COVID-19 është një virus që mjekët e përshkruajnë me shumë të panjohura. Deri tani mjekët dhe specialistët thonë se ende nuk dihet sesi ky virus do të sillet karshi organizmit të njeriut.
Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, në një intervistë për Ora News tha se lagështira mund të krijojë kushtet që koronavirusi mund të përhapet.
Andi Koraqi: Jo vetëm SarsCov2, por koronaviruset në përgjithësi kanë një përqindje që riinfektohen përsëri. Kjo varion nga 14-20%. Duke qenë që sars cov 2 është një koronavirus i respekton të gjitha karakteristikat e koronaviruseve. Nga ana tjetër është një virus i ri dhe ne nuk e dimë si sillet karshi organizmit human. Është një virus me shumë të panjohura që akoma nuk është studiuar plotësisht. Koronavirusit janë viruset me acidet nukleike të shumta. Pra kanë shumë gene dhe vetëm një pakicë e geneve është mësuar se çfarë funksioni kanë. Një pjesë e madhe e tyre nuk dihet çfarë funksione kanë.
SarsCov 2 është shumë i ngjashëm SarsCov 1. Ka një ngjashmëri nga 70-80 %. SarsCov 1 u zhduk nga ngrohja e kohës, ose nga zhdukja e zinxhirit të transmetimit, nuk pati këtë përhapje që pati sars cov 2 dhe për momentin ne me të drejtë ne nuk e dimë si do reagojë ndaj temperaturave të ngrohta. Nuk e dimë si do reagojë edhe ndaj lagështirës. Ka shumë të dhëna që lagështira e ndihmon në përhapja, megjithatë asgjë nuk është e infektuar.
Mjeku Koraqi tha se COVID-19 duhet të futet në listën e sëmundjeve respiratore. Ndërsa u shpreh se nëse nuk gjendet një mjekim i drejtpërdrejtë, COVID-19 do të jetë pjesë e jetës tonë.