Mjeku me 1 milion euro pasuri, merr i pandehur nga SPAK
Mjeku Edvin Prifti është tashmë i pandehur për akuzën e “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”. Priftit iu komunikua akuza gjatë ditës së sotme teksa ishte në SPAK në shoqërinë e avokatit të tij Henrik Ligori.
Hetimi ndaj Priftit nisi pas përgjimeve të kryera për llogari të një hetimi që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku.
SPAK ngriti dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.
Gjatë hetimit SPAK ka vënë në sekuestro gati 1 milionë euro të tij, të gjetura në disa llogari bankare.