Mjeku Roland Keta: 10 sugjerime për daljen nga kriza e Covid 19

Mjeku dhe ish-deputeti, Roland Keta, ka dhënë 10 sugjerime për daljen nga kriza e Covid 19.

SUGJERIMET PËR DALJEN NGA SITUATA:
1- Fuqizimi i mjekut të familjes dhe pajisja e tij me protokolle mjekimi për pacientët që trajtohen në shtëpi.
2- Të përgatitet paketa e rimbursueshme “diagnostikim + mjekim” për pacientët që janë COVID pozitiv.
3- Investim në pajisjet laboratorike, diagnostikuese dhe trajtuese për pacientët.
4- Ngritjen e shtëpive komunitare për pacientët ambulatorë, që mund të marrin trajtimin ditor si dhe oksigjeno-terapinë. Në mungesë të tyre, të ngrihet shërbimi i kujdesit infermieror në shtëpi, i cili të paguhet nga Ministria e Shëndetësisë.
5- Rritjen e kapaciteteve testuese, minimumi me 5 herë, mesatarisht 2500 testime në ditë.
6- Rritjen e numrit të infermierëve në spitale, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët e shtruar në spital.
7- Vjeshta sjell edhe sezonin e gripit stinor, që do të mbivendoset me COVID-19 dhe do ketë problemet me diagnozën diferenciale (pra përcaktimin se çfarë ka pacienti) në sfondin e testimeve me pakicë.
Kjo do të kërkojë sigurimin e vaksinës anti-grip nga kompanitë prestigjoze dhe ofrimin falas për kategoritë në rrezik (moshat e treta, fëmijët e moshës 1-18 vjec, pacientët kronikë, etj)
8- Bashkëpunimin me vende të BE, Gjermaninë, Italinë por edhe me USA, për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, një produkti cilësor, efikas dhe në kohë.
9- Testime masive dhe të rregullta të mësuesve.
10- Të sigurohen maska falas për mësuesit.

SHKARKO APP