Mjeku rrëfen udhëtimin në Uzbekistan, shtetin ku është arritur imuniteti i tufës

Mjeku spanjoll, Diego González Rivas, është bërë lajmi kombëtar për udhëtimin e tij në Uzbekistan.

Kirurgu tregon se si ishte udhëtimi i tij i fundit në Uzbekistan, në të cilin për disa ditë ai harroi Covidin. Ai e kreu këtë udhëtim për arsye pune pasi shkoi për ti mësuar teknikën e tij Uniportal VATS.

“Gjëja e parë që ata më thanë është se nuk kishte më raste të Covid dhe se unë mund të hiqja maskën time”- tha ai.

Sipas El Spagnol, lajmi për udhëtimin e tij, siç tregoi ai në një intervistë në televizionin kombëtar, ishte fakti se ai nuk duhej të mbante asnjë lloj mase sigurie ndaj Covid. As maskë, as xhel hidroalkoolik. Mjeku spanjoll deklaroi për agjencinë EFE se përvoja e përjetuar ishte marramendëse, pasi siç thotë ai, “nuk di që ndonjë vend tjetër ta ketë arritur imunitetin e masës në këtë mënyrë. Njerëzit nuk kanë më infeksione, në spitale nuk pranohen pacientë të rinj, pra nuk ka raste infektimi”.
Në një intervistë me Antena 3, kirurgu spanjoll ka treguar për përvojën e tij në këtë vend që kishte arritur tashmë imunitetin e famshëm të tufës. Vaksinimi ndaj Covid ende nuk ka mbërritur në këtë vend, por ata janë të sigurt se nuk ka Covid mbi bazën që midis 60% dhe 70% e kanë kaluar tashmë sëmundjen.

Shtrëngimi i duarve përsëri dhe mos mbajtja e maskës ishte emocionuese për kirurgun Rivas, i cili, për disa ditë, kishte ndjesinë e kthimit pas në kohë si para dy vitesh: “Unë e jetova si një ëndërr”, tha ai.

Kjo nuk është historia e vetme me protagonist këtë mjek nga Spanja. Për Krishtlindje ai tashmë tregoi aventurën e tij për t’u kthyer në shtëpi dhe para se ta kishte bërë atë për të publikuar një tjetër aventurë të tij, atë të arritjes në Rripin e Gazës për të operuar dhe mësuar teknikën e tij Uniportal VATS, në një mision humanitar të Mjekëve për të Drejtat e Njeriut.

SHKARKO APP