Mjeku shqiptar Gega: SHBA nuk e mori seriozisht virusin, jemi në fazën e rritjes së infektimit, do ketë vdekshmëri të lartë
Në një lidhje direkte me “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora mjeku shqiptar Arjet Gega u shpreh se SHBA nuk e mori seriozisht virusin në fillim.
Ai shtoi se është parashikuar që të rritet numri i të infektuarve dhe i të vdekurve pasi reanimacionet janë të mbushur me persona që janë në gjendje të rëndë.
Gega: Jemi në fazën ngritëse të grafikut, pra kur do të kemi një pikiatë të lartë edhe të vdekshmërisë, siç e kanë parashikuar edhe doktorët pranë shtëpisë së bardhë. Mos harrojmë që edhe reanimacionet janë të mbushur me pacientë dhe shumica janë në gjendje të rëndë dhe do të ketë vdekje mes tyre.
SHBA u kap pa përgatitur, kjo nuk është ndonjë sekret. Rastet e para në kinë ndodhën në nëntor, ndërsa në shtetet e tjera në janar. Ne e dinim se do të ishte një pandemi e madhe, por u mor seriozisht vetëm në fillim të marsit. Kemi probleme me testime dhe me maskat, ku një pjesë e personelit përdor të njëjtën maskë çdo ditë. Po ashtu nuk u bënë përpjekje për të zgjeruar mundësitë me shtretër dhe ventilatorë.