Mjeku shqiptar: Thuhet se koronavirusi do bashkëjetojë me ne për disa muaj
Edhe vendi ynë është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Se si paraqitet situiata në vendin tonë prej koronavirusit ka folur më tej mjeku Arjan Mezini.
Ky mjek ka thënë se në spitalin ‘COVID 2’, janë 6 pacientë në terapi intensive. Më pas ka shtuar:
Praktika më e mirë do ishte testimi më i gjerë. E kam kërkuar testimin për imunitetit. Mjekët imunë mund të përdoreshin në vijën e parë. Analiza për imunitetin nuk është aq e kushtueshme sa tamponi. Mund ta bënte çdo laborator. Në dijeninë time është diskutuar. Znj. Tomini u shpreh se do realizohet në laboratorin qendror që QSUT në Tiranë. Ajo tha së shpejti.
Po ashtu ky mjek ka thënë se koronavirusi do të bashkëjetojë me ne për disa më muaj. Më pas ka vazhduar:
Është një virus i ri, thuhet se do bashkëjetojë me në me muaj. Duket qenë virus respirator, infektimi do bjerë me rritjen e temperaturave. Por duhet të jemi prapë më të kujdesshëm, jo më grumbullime masive dhe të kemi medikamente më efikase.
Sjellim në kujtesë se në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.