FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mjeku tregon si te ruhemi nga koronavirusi (VIDEO)

Kina ka izoluar numër të lartë njerëzish, ka mbyllur shkolla dhe tregje të kafshëve të gjalla. Pasagjerët kinezë u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në secilin aeroport që hynë. Këto masa janë marrë me qëllim për të penguar përhapjen e një koronavirusi që tashmë kërcënon disa vende të botës.

I ftuar në studion e “ABC News” drejtori i Mjekësisë së Përgjithshme në spitalin “Hygeia”, Arben Pilaca ka folur për koronavirusin i cili është përhapur gjërësisht duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Virusi kinez i cili ka marrë edhe jetë njerëzish sipas Arben Pilacës është një tip i ri që e ka gjetur shoqërinë të papërgatitur.

Çfarë ndodh me njeriun gjatë kontaktit me një virus të ri?

Swiss Digital Desktop Reklama

Arben Pilaca: Fillon adaptohet me shpejtësi, në përgjithësi ky virus vjen nga kafshët dhe pastaj bëhet i joni. Do të mbetet një ëndër e keqe edhe koronavirusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masat për ta parandaluar?

Arben Pilaca:  Duhet të ketë një disiplinë informacioni. Të merren detaje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Nëse i lemë hapësirë të lirë spekulimit vala e frikës është më e madhe edhe pse shqetësimi është real. Nuk jemi vetëm tani, është një gjë pozitive kur e gjithë bota është angazhuar, i kemi kapacitetet për të bërë detyrën që na takon.

Cilat jana masat më thjeshta?

Arben Pilaca:  Të shmangim kontaktin me njerëzit e infektuar, me njerëzit që vijnë nga zonat me rrezik të lartë dhe njerëzit që kanë pasur kontakt me këta persona. Jo të gjitha rastet i kap kamera, ka një pjesë të personave që janë aklinik, por virusin e mbartin. Të shmangim udhëtimet e panevojshme. Kufizimi i ambientëve të mbyllura, ajrosja e shtëpisë është e rëndësishme të paktën 12 herë në ditë. Ka një rekomandim të rëndësishëm për ajrosjen është i domosdoshëm qarkullimi i ajrit.

"Jo te gjitha rastet i kap kamera", mjeku tregon si te ruhemi nga koronavirusi | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?