Mjeku: Ulje reale e shifrave, po arrihet një ”imunitet mburojë” në Tiranë

2021 nisi me shifra të ulta, pra është vërejtur një trend në ulje të rasteve të Covid-19, por që për epidemiologun Ilir Alimehmeti, kjo shkon përtej bilancit ditor. ”Ka ulje në shumë indikatorë, çka do të thotë qe ka ulje reale, nuk është thjesht ulja e rasteve te reja, por përqindja e rasteve pozitive. Më 1 dhjetor ishim në kuotën e 33.2%, sot jemi te 19%, pra ka përgjysmim”,-tha ai.

Për të është një indikator specifik e bën atë më domethënës. ”Vihet re një rënie në Tiranë, që tregon rënien e vazhdueshme. Dinamikat e popullatës në shtetet e mëdha ndryshojnë nga vendet e vogla. Në Tiranë ka të bëjë, pasi qarkullon gjysma e popullatës, e njëjta gjë edhe në Kosovë me Prishtinën. Si rrjedhojë, një përqindje e rëndësishme e ka kaluar në mënyrë natyrore virusin, një pjesë tjetër është e izoluar, duke arritur një imunitet mburojë, ku ata që e kaluan Covid-19 dhe janë aktivë në jetë shndërrohen në mburojë për ata që janë në shtëpi”, shpjegoi për ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, sudimi i Akademisë së Shkencave flet për 50% të qytetarëve të kryeqytetit që kanë kaluar virusin pandemik, një studim domethënës për epidemiologun, por që pret konfirmime. “Një studim shoqërohet me një interval besueshmërie, por është i ngushtë. Presim publikimin shkencor dhe oponencën, për momentin kemi vetëm një deklaratë, por është gjithsesi një indikacion i rëndësishëm, por një shifër 49.6% duhet marrë në konsideratë”.

SHKARKO APP