Mjekuan kancerin me sodë, Prokuroria 5 dhe 3 vjet burg për mjekët italianë

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 5 vjet burg për mjekun italian, Tullio Simoncini dhe 3 vjet burg për kolegun e tij, Roberto Gandini, të akuzuar për veprën penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”, me pasojë vdekjen e shtetasit italian Luca Olivotto, gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat në Tiranë. Mjeku Tullio Simoncini akuzohet per vepren penale të «Mjekimit të pakujdesshëm», të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal. Mjeku tjetër Roberto Gandini akuzohet per vepren penale të «Mjekimit të pakujdesshëm», të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal. Ne daten 02.11.2012 Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, mbi bazen e materialit kallezues te ardhur nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, ka rregjistruar procedimin penal per vepren penale të «Mjekimit të pakujdesshëm», parashikuar nga neni 96 i K.Penal.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Ne daten 15.10.2012 tek Spitali « XXXX” ne Rrugen e « Kavajes », ka bere nje nderhyrje kirurgjikale shtetasi italian Luca Ernesto Olivotto. Ne daten 18.10.2012 shtetasi italian Luca Ernesto Olivotto ka vdekur si pasoje e komplikacioneve te cilat kane ardhur ne menyre te drejteperdrejte te nderhyrjes kirurgjikale te drejtuar nga mjeku italian Tullio Simoncini. Kurse mjeku tjeter italian Roberto Gandini ka bere fizikisht nderhyrjen kirurgjikale duke vendosur nje kateter i cili eshte vendosur nga gjymtyret e siperme ne drejtim te trurit. Nepermjet ketij kateteri i cili depertonte ne tru eshte injektuar bikarbonat të sodiumit (sode) i cili ka sjelle komplikacione dhe me pas vdekjen e shtetasit  italian Luca Ernesto Olivotto.

Ky lloj trajtimi me sode nuk njihet ne vendet e BE dhe nga vendet e zhvilluara. Rezulton qe qellimisht nga ana e mjekeve eshte vendosur qe ky mjekim te behet ne Shqiperi.

Nga hetimit gjyqesor rezultoi se mjeket italiane Tullio Simoncinidhe Roberto Gandini nuk kane bere analizat paraprake qe behen para operacionit por e kane bere operacionin direkt pa bere analizat duke shkelur keshtu edhe rregullat e para dhe gjate operacionit. Midis te tjerave duhej te ishte bere analiza e alkalozes. Mjeku ligjor F.S. (nje nder mjeket qe ka bere autopsine) i cili u pyet para gjykates nga i pandehuri Tullio Simoncini shpjegoi se nuk jane bere analizat qe behen para operacionit dhe me kryesorja nuk eshte bere analiza e alkalozes e cila percakton parametrat e elektroliteve lengjeve etj.

Mjeku italian Tullio Simoncini ka drejtuar operacionin ndersa mjeku tjeter italian Roberto Gandini ka vendosur kateteterin i cili shkonte me pas deri ne tru, ku dhe eshte injektuar bikarbonat të sodiumit (sode).

 Nga ana e familjareve te te ndjerit Luca Ernesto Olivotto ka pasur pretendime ne lidhje me vdekjen e ketij shtetasi, pasi i pandehuri Tullio Simoncini i kishte thene se Luca Ernesto Olivotto do te sherohej plotesisht, ne nje kohe qe ky shtetas vdiq nga kura e bere nga mjeket italiane Tullio Simoncinidhe Roberto Gandini.

U provua me deshmitare para gjykates se familja e te ndjerit ka kontataktuar ne Itali me shtetasin Tullio Simoncini. Gjate bisedes me Tullion familjaret e Lukes i kane thene se cfare semundje kishte Luca duke i treguar edhe dokuemntat mjekesore ku e bazonin semundje. Tullio pasi pa edhe dokumentat nga ana e tij i ka thene se kjo semundje do te sherohej plotesisht dhe kurimi i saj do te behej ne qytetin e Tiranes. Ai i ka dhene te demtuarve edhe nje adrese ne internet. Kurimi nga Tullio do te behej duke paguar edhe nje shume te hollash ne favor te Tullios. Pagimi i shumes do te behej me keste. Pas kesaj bisede Luca se bashku me te afermit e tij kane ardhur ne Tirane ne daten 15.10.2012, ku eshte bere nderhyrja kirurgjikale ne Spital. Luca ka vdekur ne daten 18.10.2012 si pasoje e nderhyrjes kirurgjikale.

Per nje hetim te plote dhe te gjithanshem nga ana jone (organi procedues) eshte bere vendimi per kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor datë 29.04.2013, i cili u administrua si prove nga gjykata rezulton se :

Pasi ka filluar trajtimin e tumorit me bikarbonat natriumi gjendja shëndetësore e shtetasit Luca Olivotto është rënduar.

Në sistemin respirator administrimi i bikarbonatit të sodiumit sjell rritjen e presionit në mushkëri si rezultat i rritjes së përqëndrimit të CO2 në gjak dhe pa një ventilim të përshtatshëm shfaqet acidoza sistemike me pasoja fatale.

Në sistemin nervor futja e bikarbonatit të sodiumit shkakton irritim, paraliza, gjakrrjedhje intraventrikulare (si rezultat i premeabilitetit të rritur të barrierës cerebrale për hidrogjenin sesa për bikarbonatin pH i lëngut cerebrospinal mund të ulet ndjeshëm dhe çon në gjendje stupori dhe kome).

Trajtimi i tumorit-oligodentroglioma e gradës së dytë nuk është bërë në mënyrë të saktë shkencore sipas protokolleve bashkëkohore.

Vdekja e shtetasit Luca Olivotto ka ardhur nga edema pulmonare akute në një subjekt me tumor malinj të trurit, i trajtuar me bikarbonat natriumi.

 

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor datë 29.04.2013 (administuar si prove nga gjykata), rezulton se: «Në trajtimin mjekësor të shtetasit Luca Olivotto vërehen elementë të mjekimit të pakujdesshëm nga ana e personelit mjekësor, në formën e neglizhimit. Elementët e mjekimit të pakujdesshëm saktësisht konstatohen në skemën e mjekimit që i është aplikuar shtetasit italian Luca Olivotto. Këto elemente të mjekimit të pakujdeshëm janë kryer nga mjekët të cilët janë marrë me trajtimin e shtetasit italian Luca Olivotto».

Vlen të përmendet diskutimi mjeko-ligjor që përshkruhet në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor datë 29.04.2013, ku ndër të tjera përshkruhet se : « Shtetasi italian Luca Olivotto kishte rreth 18 vjet që vuante me tumor në kokë. Për këtë arsye familjarët e shtetasit Luca Olivotto kanë kontaktuar Dr.Simoncini, i cili u ka thënë se do trajtonte këtë pacient në spitalin jopublik «xxxx Tirana», duke u thënë se çmimi i kurimit ishte 2000 euro, duke specifikuar mënyrën e pagesës vetëm «cash», pasi puna e tij ishte «në të zezë» dhe në Itali nuk lejohej ky lloj kurimi. Shtetasi italian Luca olivotto është shtruar me qëllim trajtimin e një tumori në kokë. Mjeku Tulio Simoncini sqaron se ka zhvilluar një teori të tij, sipas së cilës tumori është një zhvillim i kërpudhave dhe ka mijëra persona që ka shëruar duke përdorur terapinë me bikarbonat natriumi, prandaj e thërrasin në gjithë botën. Por në Itali nuk pranohet zyrtarisht teoria e tij. Këtë lloj terapie që praktikon, deklaruesi nuk e ka të licensuar në Itali dhe nuk është i rregjistruar në Urdhërin e Mjekut Italian… Pasi ka filluar trajtimin e tumorit me bikarbonat natriumi gjendja shëndetësore e shtetasit Luca Olivotto është rënduar (kishte dhimbje koke, të vjella, atake të vogla epilepsie, shtrëngime të duarve dhe fytyrës, jargë nga goja dhe nxirje të lehtë në fytyrë)… në datë 18.10.2012, rreth orës 19 :30, shtetasi Luca Olivotto ka ndërruar jetë rrugës për në QSUT « Nënë Tereza » Tiranë. Pas kryerjes së autopsisë së viktimës në IML Tiranë, ekspertët mjeko-ligjorë kanë arritur në përfundimin se : «Vdekja e shtetasit Luca Olivotto ka ardhur nga edema pulmonare akute në një subjekt me tumor malinj të trurit, i trajtuar me bikarbonat natriumi». Efektet anësore të futjes së bikarbonatit të natriumit në organizmin e njeriut janë : marrje mendsh, të përziera, të vjella, dhimbje koke, dhimbje muskulare, enjtje të kërcinjve, tharje e gojës etj… Në sistemin respirator administrimi i bikarbonatit të sodiumit sjell rritjen e presionit në mushkëri si rezultat i rritjes së përqëndrimit të CO2 në gjak dhe pa një ventilim të përshtatshëm shfaqet acidoza sistemike me pasoja fatale.

Në sistemin nervor futja e bikarbonatit të sodiumit shkakton irritim, paraliza, gjakrrjedhje intraventrikulare (si rezultat i premeabilitetit të rritur të barrierës cerebrale për hidrogjenin sesa për bikarbonatin pH i lëngut cerebrospinal mund të ulet ndjeshëm dhe çon në gjendje stupori dhe kome).

Mangësitë  në trajtimin e shtetasit Luca Olivotto nga ana e personelit mjekësor që është marrë me trajtimin e këtij shtetasi në « xxx Tirana », janë :

– Në kartelë mungojnë ekzaminimet laboratorike dhe imazherike të cilat do të vendosnin diagnozën e saktë (në kartelë shënohet : formacion tumoral recidivans cerebral temporo-oksipital sinistër). Diagnoza anatomopatologjike : Oligodentroglioma e gradës së dytë është vendosur pas kryerjes së autopsisë së shtetasit Luca Olivotto në IML Tiranë.

– Trajtimi i tumorit-oligodentroglioma e gradës së dytë nuk është bërë në mënyrë të saktë shkencore sipas protokolleve bashkëkohore (për trajtimin e këtij tumori përdoren anticovulsantë dhe steroide për edemën e trurit, chimioterapi (procarbamazinë, vincristinë, temozolomid). Gjithashtu oligodentroglioma mund të trajtohet rrallë me ndërhyrje kirurgjikale kur tumori ka përhapje difuse e shoqëruar me chimioterapi dhe rrezatim. Si pasojë e këtyre elementëve të mjekimit të pakujdesshëm gjendja shëndetësore e shtetasit Luca Olivotto është rënduar dhe është shoqëruar me vdekjen e viktimës.

Pra e thene me fjale te tjera Luca nuk duhej te kurohej me sode, mjekimi i tij me sode perben shkelje te rende te rregullave te mjekesise.

Jane pyetur para gjykates mjeket ligjore B.XH., F.S. dhe Z.I., te cilet i qendrojne aktit te ekspertimit te bere ne hetim paraprak. Ata para gjykates deklaruan se ne rastin konkret jemi para mjekimit te pakujdesshem te mjekeve italiane Tulio Simoncini dhe Roberto Gandini.                   

Nga analiza e gjithë veprimeve hetimore të kryera, si dhe në bazë të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor Nr.635 datë 29.04.2013, rezulton se subjekti mjekësor i Spitalit “xxx Tirana”, konkretisht mjekët Tulio Simoncini, dhe Roberto Gandini që kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale – vendosjen e pajisjes “port a catch” viktimës Luca Olivotto; mjeku Tulio Simoncini që ka trajtuar dhe ka drejtuar trajtimin e viktimës me terapinë me bikarbonat natriumi; kanë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”, në dëm të viktimës Luca Olivotto, në formën e neglizhimit, pasi ky lloj trajtimi nuk njihet nga protokollet bashkohore.

Te dy mjeket mbajne pergjegjesi pasi asnjeri nga ata nuk duhej te merrej me kete veprimtari ne kundershtim me protokollet e njohura. Kateteri i vendosur nga Roberto Gandini nuk mund te vendosej kot ne nje pacient, pra behej prove dhe me pas hiqej pa bere asnje veprim ose injektim. Ai eshte vendosur nen drejtimin e mjekut italian tjeter Tulio Simoncini dhe eshte vendosur vetem e vetem per te cuar nepermjet tij soden ne koke. Tulio Simoncini dhe Roberto Gandini e dinin shume mire se Luca do te operohej nepermjet nderhyrjes me kateter dhe me pas do te injektohej sode ne koke. Po te mos behej nderhyrja kirurgjikale me kateter nuk mund te injektohej bikarbonat natriumi (soda).Pra kane qene veprimet e te dy te pandehurve kane lidhje te drejteperdrejte me ardhjen e pasojes (vdekjen e shtetasit italianLuca Ernesto Olivotto).

Eshte e vertete qe shtetasi italian Luca Ernesto Olivotto ishte me nje semundje, por kjo nuk do te thote se qe pavaresisht semundjes ky shtetas te operohet dhe me pas  kurohet me bikarbonat natriumi(sode) dhe me pas te vdese si pasoje e kesaj kure. Çdo njeri qofte dhe i semure ka te drejte te trajtohet sipas protokolleve te njohura te vendeve te zhvilluara perendimore. Mjeket italiane Tulio Simoncini dhe Roberto Gandini (Italia eshte vend i BE dhe me standarte) i kane premtuar Luces dhe familjareve te tij nje sherim te shpejte dhe te plote nje nje kohe qe operacioni dhe mjekimi i tyre ka sjelle vdekjen e shtetasit italian Luca Ernesto Olivotto. Mjekimi i ketyre dy mjekeve ka lidhje direkt me ardhjen e pasojes (vdekja e Luces).

Vlen per t`u theksuar se cdo njeri sipas ligjit pozitiv dhe natyror ka te drejte te jetoje qofte edhe nje dite jete e cila nuk mund t`i merret nje personi ne menyre te padrejte, ne kundershtime me ligjin dhe protokollet mjekesore. Ky operacion dhe ky mjekim me bikarbonat natriumi(sode)  nuk duhej te behejnga mjeket italiane Tulio Simoncini dhe Roberto Gandini. Kryerja e ketij operacioni dhe mjekimi i cili nuk njihet nga protokollet perendimore perben vepren penale te parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal i Republikes se Shqiperise.   

Për sa më sipër del se kemi veper penale te mjekimit te pakujdesshem dhe nga analiza e veprimeve te kryera, vërtetohet fakti se mjekët Tulio Simoncini dhe Roberto Gandinii kanë konsumuar të gjitha elementët e veprës penale të «Mjekimit të pakujdesshëm», në formën e neglizhencës, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, ky fakt eshte percaktuar edhe nga Instituti i Mjekesise Ligjore Tirane, ky dhe ka mbajtur nje qendrim zyrtar lidhur me kete fakt.

Duke qene se mjeket kane bere veper penale ne detyre jemi te mendimit se ndaj tyre pervec denimit kryesor duhet te caktohet edhe nje denim plotesues sipas nenit 39 te Kodit Penal.

Duke përfunduar, bazuar ne nenin 378/1 te Kodit te Procedures Penale,

K E R K O J M E

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tulio Simoncini per  veprën penale të «Mjekimit të pakujdesshëm» te parashikuar nga neni 96 i Kodit Penaldhe denimin e tij me 5 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 39 te Kodit Penal, pas mbarimit te denimit, heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit te mjekut ose veprimtarive qe lidhen me te, te pandehurit Tulio Simoncini per 5 vjet.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Roberto Gandiniper veprën penale të «Mjekimit të pakujdesshëm» te parashikuar nga neni 96 i Kodit Penaldhe denimin e tij me 3 vjet burgim.

Bazuar ne nenin 39 te Kodit Penal, pas mbarimit te denimit, heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit te mjekut ose veprimtarive qe lidhen me te, te pandehurit Roberto Gandiniper 5 vjet.

SHKARKO APP