Mjeshtri në vjedhjen e bankës BKT

Pas lajmit se grabitësit e bankës shembën murin e bodrumit duke punuar gjatë natës, habiti fakti se banorët e pallatit nuk dëgjuan asgjë nga zhurma e punimeve. Sipas të gjitha gjasave, goditjet e vazhdueshme me dalta apo çekicë duhej të kishin shqetësuar banorët. Hetuesit e çështjes e kanë shpjeguar këtë fakt me një pajisje vakumi, që përdorën vjedhësit. Ata kishin menduar të parët se çarja e murit do të bënte shumë zhurmë. Për këtë i kishin marrë masat që, pas disa goditjeve me daltë, të përdornin një pajisje me vakum, që i hiqte tullat në heshtje dhe pa u dëmtuar. Nga provat e gjetura mendohet se grabitësit e kaluan natën në bodrum. Aty janë gjetur ambalazhe ushqimesh, shishe uji, si dhe një sasi me bishta cigaresh.

Vetë banka ia ka lehtësuar vjedhjen grabitësve për shkak të mungesës së kasafortës. Duket i çuditshëm fakti që banka nuk kishte një kasafortë të mirëfilltë, por përdorte një dhomë me derë të blinduar, të cilën e quante kasafortë. Qesharak mbetet fakti se paratë në “kasafortën” e BKT Bank mbroheshin nga një mur tek tullë. Ka qenë shumë e lehtë për vjedhësit që të hynin në dhomën e parave dhe të merrnin të gjithë shumën që gjendej aty. Ka mjaftuar të hiqnin 4 tulla nga muri dhe njëri prej tyre është futur në këtë vrime për të marrë paratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?