Mjet lundrues në Borsh rrezikon pushuesit, policia e ndalon dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

Policia Kufitare ka ndërhyrë në zonën e Borshit, ku ka bllokuar një mjet lundrues pasi u konstatua se kishte shkelur perimetrin e sigurisë të përcaktuar për pushuesit në det.

Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit kishte hyrë në një zonë ku po laheshin qytetarë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe sigurinë e tyre. Për këtë shkelje, ndaj tij është vendosur një masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues është sekuestruar dhe bllokuar nga policia.

Policia Kufitare bëri të ditur se kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare janë intensifikuar me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit në zonat turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit në zonën e “Krorëzit”, ku efektivët kanë vërejtur mjetin lundrues duke hyrë brenda hapësirës së ndaluar, shumë pranë zonës ku ndodheshin pushuesit në ujë. Kjo situatë është konsideruar e rrezikshme dhe në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ndërhyrjes, policia ka kryer veprimet administrative dhe ka marrë vendimin për gjobitjen e drejtuesit, si dhe bllokimin e mjetit.

Autoritetet u kanë bërë apel të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e sigurisë dhe distancat e përcaktuara nga bregu, duke shmangur hyrjen në zonat e dedikuara për pushuesit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit thekson se edhe në zonat ku ende nuk janë vendosur perimetra të qarta sigurie, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos afrohen pranë plazheve ku ka prani të lartë pushuesish, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën dhe sigurinë e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?