Mjetet lundruese, kryebashkiaku i Vlorës: Nuk e monitorojmë ne detin

Sezoni turistik ka hapur një debat në vend, se a janë të licensuara mjete e ujit, të cilat po rrezikojnë jetën e pushuesëve. Për këtë, bashkia në qarkiun e Vlorës ka pohuar se, nuk është në kompetencat e tyre monitoruese zona e detitpor veëtm ajo tokësore. Kreu iBashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka nënvizuar se është Policia Kufitare ajo që i kryen këto monitorime në det.

“Ne mund të monitorojmë pjesën që i takon bashkisë, siç është pjesa e rërës, bregdetit, pra plazhet, ndërsa e kemi të pamundur të monitorojmë përmes bashkisë ujin. Deti është një territor i cili nuk mund ta monitorojë Bashkia e Vlorës, pasi atë e monitoron Policia Kufitare”, deklaroi Leli. 

Më tej ai tha shtuar se Bashkia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë leje për ushtrimin e sporteve ujore me mjetet detare, por nga ana tjetër edhe nuk ka pasur kërkesa nga qytetarët. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri sot jo vetëm që nuk kemi dhënë leje për ushtrim të sporteve ujore, por nuk ka pasur as kërkesa për leje për mjete lundruese në territorin e gjirit të Vlorës, ajo që menaxhohet si plazhet nga Bashkia e Vlorës”, vijoi Leli.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Bashkisë Leli i bën thirrje qytetarëve që kur ka shkelje dhe prishje të qetësisë publike të njoftojnë autoritetet me qëllim që të ndërhyhet menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?