Mjeti përplas këmbësoren në Fier, humb jetën 33 vjeçarja

Një aksident me vdekjen e një 33-vjeçareje është regjistruar pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në Roskovec.

Shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP