Mjeti përplas për vdekje këmbësorin 75-vjeçar në aksin Levan – Tepelenë. Emri

Një aksident me pasojë vdekjen e një burri, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 75-vjeçar, këmbësor, të identifikuar si Agur Dalipaj.

Përplasja ka qenë fatale për burrin, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?