MMSR: Shkollat profesionale, rruga më e sigurt drejt punësimit

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, së bashku me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi morën pjesë sot në përurimin e Qendrës së Arsimimit dhe Trajnimit Profesional, në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT).

Kjo qendër do t’u krijojë mundësi studentëve të zhvillojnë aftësi të orientuara nga tregu, lidhur me analizat e sigurisë ushqimore dhe me diagnostifikimin e sëmundjeve të kafshëve.

Sipas ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, “rruga më e sigurtë dhe më e shpejtë për punësimin e parë janë shkollat profesionale dhe më tej arsimi i lartë cilësor”.

Në faqen zyrtare të saj, ajo shkruan se “rikthimi i vëmendjes tek arsimi i lartë dhe arsimi dhe formimi profesional shërben si një mekanizëm jashtë mase i rëndësishëm, imediat dhe mbarëpopullor për t’i shërbyer punës së denjë jo vetëm të gjeneratës në të cilën jetojmë, por edhe disa gjeneratave që do të vijnë. Ne po synojmë që të fitojmë kohën e humbur duke punuar më fort dhe më me intensitet në këtë drejtim”.

Po ashtu, në kuadër të këtij qëllimi u inagurua sot në Universitetin Bujqësor në Kamëz, Qendra e Arsimit dhe Formimit Profesional, me anë të së cilës do të synohet zhvillimi social dhe ekonomik i rajonit, nëpërmjet edukimit dhe trajnimit si një mjet i rritjes së ekselencës dhe forcimit të punësimit në sektorin bujqësor.

SHKARKO APP