Modelja e mirënjohur Emina Cunmulaj i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë

Samiti i Diasporës çel sot punimet treditore në Tiranë, duke mbledhur përfaqësues të diasporës shqiptare, institucioneve shtetërore dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës. Modelja e mirënjohur, Emina Cunmulaj, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe përfaqësuese dinjitoze e vlerave shqiptare në botë, i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë, ndërsa përcolli edhe një mesazh përshëndetës për bashkatdhetarët.

Tirana mirëpret për tre ditë me radhë Samitin IV të Diasporës Shqiptare, i cili zhvillohet nga 13 deri më 15 prill, nën moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”. Samiti synon forcimin e lidhjeve me diasporën dhe shndërrimin e potencialit të saj në rezultate konkrete për zhvillimin e vendit, në kuadër të objektivit “Shqipëria 2030”.

Punimet zhvillohen kryesisht në ambientet e Pallati i Kongreseve, ku janë parashikuar një sërë panelesh tematike. Diskutimet fokusohen në rolin e diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimin në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributin në shëndetësi, arsim dhe kërkim shkencor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëmendje e veçantë i kushtohet përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe institucionale, rritjes së investimeve dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës. Samiti pritet të mbledhë personalitete të larta politike, përfaqësues institucionesh, ekspertë dhe anëtarë të diasporës nga vende të ndryshme të botës, me synimin për të forcuar rolin e diasporës si partner aktiv në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe institucional të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?