Moderatorja Elona Duro i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve

Moderatorja e njohur e televizionit, Elona Duro iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve te lulishtja e Akademisë së Arteve dhe së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, e vuri theksin te rëndësia e shtimit të oksigjenit në qytet.

Gazetarja u shpreh e emocionuar, teksa falenderoi Veliajn për nismën e veçantë. “Uroj shumë që fëmijët tanë, por edhe fëmijët e të gjithë shqiptarëve, të kenë të ardhme të ndritur. Më vjen mirë që fëmijët po bëhen pjesë e fushatës “green” për Tiranën. Ju kam ndjekur në të gjitha mbjellet tuaja dhe thoja: ‘Sa mirë, do të mbjell edhe unë me djalin tim’. Në këto kohë kaq të vështira dhe të ngarkuara kemi nevojë të shohim gjelbër, të punojmë ‘green’ dhe t’i mbajmë larg gjërat e mërzitshme, dhunën e ndodhive të fundit në kryeqytet. Të falenderoj shumë që më berë pjesë të një fushate kaq të bukur”, u shpreh ajo.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që të ringrihen më të fortë dhe të bëjnë paqe me natyrën e me njëri-tjetrin, pas këtij viti kaq të vështirë. “Ka ardhur koha të ringrihemi më të fortë, të bëjmë paqe me natyrën dhe me njëri-tjetrin. Elona e tha shumë bukur, mbjellja e një peme është edhe një lloj terapie mendore, është të lidhesh me rrënjët e qytetit tonë”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Bashkisë shtoi se qytetet bëhen për njerëzit dhe për këtë arsye hapësira më e madhe duhet lënë për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më inkurajoi shumë mesazhi i ministrit të ri të Transportit në Amerikë, i cili tha se qytetet bëhen për njerëzit, jo për makinat. Patjetër, duhet të mendojmë për transportin, por gjithmonë e më shumë për një transport të qëndrueshëm, elektrik, për më shumë transport publik dhe biçikleta. Kur shteti më i fuqishëm në botë thotë të njëjtat gjëra, nuk jemi aspak jashtë kontekstit”, përfundoi Veliaj.

Lulishtja e Akademisë së Arteve në Tiranë është një mjedis çlodhës për qytetarët, por sidomos për studentët e Tiranës. Pranë kësaj lulishteje, përveç pemëve e luleve të mbjella, vizitorët mund të shijojnë edhe instalacionet artistike të vendosura në të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?