Moderna: Brenda 2030-ës sjellim vaksinën kundër kancerit

Vaksinat e para në botë kundër kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe autoimune mund të krijohen deri në vitin 2030.

Njoftimi i një revolucioni të ardhshëm në mjekësi që do të lejojë shpëtimin e miliona jetëve falë vaksinave të personalizuara ka ardhur nga kompania amerikane Moderna.

Përvoja e fituar me vaksinat kundër Covid, ka lejuar që studimet mbi vaksinat kundër kancerit të përshpejtojnë kërkimet, aq sa është arritur ekuivalenti i 15 viteve progres në vetëm 12-18 muaj.

Sipas Dr. Paul Burton, shefi mjekësor i Moderna-s, kompania do të jetë në gjendje t’i ofrojë këto vaksina brenda pesë viteve. “Vaksinat që do të mbërrijnë – shpjegon Burton – do të jenë shumë efektive dhe do të shpëtojnë qindra mijëra apo miliona jetë. Besoj se do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit për popullatën botërore”.

Vaksinat kundër kancerit do të funksionojnë kështu: Si hap i parë, një biopsi në qelizat e kancerit do të identifikojë mutacionet që nuk janë të pranishme në qelizat e shëndetshme. Më pas, një algoritëm do të identifikojë se cilat mutacione po shkaktojnë rritjen e tumorit dhe janë në gjendje të aktivizojnë sistemin imunitar. Më pas do të krijohet një molekulë e ARN-së së dërguar (mRNA) me udhëzime për prodhimin e antigjeneve që do të shkaktojnë një përgjigje imune. MARN, pasi të injektohet, do të rezultojë në pjesë të proteinave identike me ato që gjenden në qelizat e kancerit. Qelizat imune i ndeshin ato dhe shkatërrojnë qelizat e kancerit që mbartin të njëjtat proteina.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se përparimi i përshpejtuar, i cili është rritur me shpejtësi në tre vitet e fundit, do të shkojë dëm nëse niveli i lartë i investimit nuk mbahet deri në fund.

SHKARKO APP