Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Moikom Zeqo: Mendimi i lirë dhe liria e shtypit

35 vite KOHA JONË E diel, 18 Tetor 2020 20:01
Moikom Zeqo: Mendimi i lirë dhe liria e shtypit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Moikom Zeqo-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

(Botuar me 10 Shkurt 1994 në KOHA JONE)

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Është e habitshme dhe befasuese, natyrisht për ata që kuptojnë që në një pergamenë me lëkurë majmuni vigan (të ashtuquajtur edhe si njeriu i borës, që ende jeton në Himalajë e është motiv kurioziteti sfilitës e i gjithfarë halucinacionesh, si dhe i trukeve filmike të dokumentarëve të falsifikuar të shoqërive dhe akademive natyrore shkencore) të ruajtur në Bibliotekën e Manastirit më të vjetër të planetit, në Tibet, lexohet një paragraf aktual e rebel për lirinë e krijimit kozmogonik, si liri e mirëfilltë e Perëndisë së paidentifikuar, por të perceptuar gjithkund. Teksti është i shkruar të paktën dy shekuj para luftës së Trojës dhe shumë më herët se subjekti ekzistencial i eposit të Gilgameshit e librat e Finikasve e Babilonasve. Kjo lashtësi marramendëse të huton dhe të trishton. Debati për mendimin e lirë dhe për lirinë e të shprehurit është i pafund, kontradiktor, plot paradokse logjike dhe juridike. Ky debat në mjedisin mitik ballkanik dhe sidomos në atë shqiptar ka pasur dhe ka karakteristika të veçanta, psiko-emocionale, specifike dhe shpesh të kobshme, domethënë dhe unikale. Fjala e paturpshme e “Tersitit, këtij akeu rreckaman kundër Aristokratit (Bazileut) Agamemnon (shih “Iliada” kënga II, v.271-274) është gjesti i parë i një ardhmërie rebeluese, protesta e parë e paqartë sociale e demokratit të parë të Evropës. Goditja e Tersitit për arrogancën e shpagimi i lirisë së mendimit qe tepër i nxituar, por jo i parakohshëm. U demaskua fuqishëm me përkorje dhe me tallje publike të skajshme. Homeri e përshkruan Tersitin të shëmtuar, gungaç dhe çalaman, njësoj si shtypi grotesk i sotëm i partive i përshkruan kundërshtarët inocentë, që synojnë njëkohësisht, stimultanisht postin e Presidentit. Është e vështirë të besohet se ky personazh i karikatizuar në kuvendin ushtarak të mbretërve Akeas do të ishte prototipi i Sokratit dhe Krishtit, të cilët guxuan intelektualisht njësoj dhe pësuan një lloj publikisht të njëjtin fat të turpshëm nga turmat e politizuara nga tradita Agamemnonase e autoritetit absolut dhe të padiskutueshëm. Padyshim që skulptura pagane të Sokratit dhe ikonat madhështore bizantine të Krishtit zotërohen nga koncepti i Bukurisë, Urtësisë dhe Profecisë. Po kjo gjë i bën paradoksale estetikat, sepse e Shëmtuara del më paralajmëruese dhe arketip i kategorive të tjera të privilegjuara të quajtura “fisnike”, “të kultivuara”, “artistike”. Sfida estetike e Tersitit çoi në lindjen e surealizmit në shekullin XX dhe Salvator Dalia tërë kryengritjen e vet pikturike e imitoi nga karikatura Tersitiane.
Kjo është dhe arsyeja supreme që Xhejms Xhojsi e rishkroi subjektin homerik si parodi, duke e shkatërruar pa mëshirë monumentalitetin epik si një mbishtresë të panevojshme ose si zbukurim të stilit barok të zotërinjve prepotentë të pushtetit dhe të opinioneve njerëzore. Lavuazie Laforti, historian i filozofisë në Universitetin e Sorbonës botoi në 1965 librin ambicioz dhe erudit “filozofia para rënies së Bastijës”, ku në mënyrë jo elokuente por plot parashtresa e indikacione të vlefshme, bën lidhjen e figurës së Tersitit homerik me Jan Husin, Omar Khajamin, Oliver Kromuellin, Robespierin dhe Zhan Zhak Rusonë, Raklenë dhe Marksin, duke e shmangur jo pa qëllim filozofin problematik bashkëkohor Zhan Pol Sartrin. Këtij libri i bën recesione të mprehta me vërejtje metaforike për stilin, por afirmativ për strukturën konceptuale Adorno, Patocka, Malroja, Derriga dhe Kangerga. Kapitulli që i kushtohej Pjer Alebardit ( 1079-1142), filozof parisian brilant që tërë jetën argumentoi në debat të pamëshirshëm me Bernardin e Klervost dhe Anselmin e Kenterberit se “arsyeja është para autoritetit, qoftë ky i fundit edhe teologjik”u vlerësua posaçërisht. Abelardi si rrjedhim i tezës kryeneçe të mësipërme shtroi dhe kërkesën anticipuese për drejtësi sociale duke i kërcënuar njerëzit e fuqishëm shtetëror të kohës së vet me dënime të paimagjinueshme dhe dënime ferri. Ky teprim sfidues e mendjelehtë i kushtoi shumë : Koncili i Soasonit vendosi në 1141 të digjeshin në sheshe qytetesh tërë librat e tij të dëmshëm dhe për shkak të dashurisë së tij të fshehtë me murgeshën Eloisa u rrah nga tri kryepeshkopë dhe u …. trodh (kastrua). Letrat e mallëngjyera, pasionante të Alabardit për Eloisën pas këtij akti katastrofal janë burim sentimentalizmi, plot revoltë intelektuale asketike deri në blasfemi. Është meritë Lafortit që i jep një interpretim origjinal për masakrën fetare të njohur si Nata e Shën Bartolemeut, në 1572, duke e cilësuar si inkuizion masiv të ngjashëm me dukuritë e populizmit militant të shekullit tonë, dhe të pushtetit të pestë televiziv të studiuara por të pashpjeguara dot deri në fund nga Erih Fromi, Jungu, Kurasava etj. Xhafersoni dhe Medisoni, duke besuar në lirinë natyrore të njeriut në mënyrë kauzale shtjelluan konceptin esencial të amendamentit të parë të kushtetutës amerikane, që lirinë e pacenueshme të bindjeve e lidh me hedhjen poshtë në perspektivë të tëra ligjeve të mundshme kundër shtypit të lirë. Xhafersoni formuloi shprehjen tronditëse se “mes një qeverie pa gazeta dhe gazetave pa qeveri do të preferonte variantin e fundit”, si më demokratikun. Për këtë e akuzuan si Jakobin francez mes amerikanëve, pretencioz dhe kokëshkretë. Gabimet e gazetarëve, ato më të tmerrshmet Xhafersoni i klasifikoi me një durim shembullor si “monumente te dobësisë njerëzore, anomali të pashmangshme të intelektit”. Makartizmi, gjuetia e shtrigave, dënimi i bujshëm i Rosenbergëve, gjyqet staliniste të Moskës, Uotergejti etj. qenë sindroma politike, të ngjashme me sëmundjet infektive. Studiuesi i sociologjisë etimologjike profesor Uilliam Fajteri i Universitetit të Mançesterit, jo i pa ndikuar nga shkolla bihoveriste si dhe nga stili i lartë i Xhorxh Berklit arriti në përfundimin (në Traktatin “hierarkia e ideve”), se ka një antagonizëm të paralindur të kategorive ideore, kështu mendimi i lirë është dhe shprehje e lirisë dhe e shtrëngimit, domethënë e së kundërtës, se shtypi i lirë nuk mund të quhet i tillë nëse nuk do të ekzistonte dhe censura e lirë, ose liria e censurës, një e drejtë natyrore dhe themelore e njeriut. Dr. Gynter Gyt, shef i policisë politike në Berlin gjatë Rajhut të Tretë ka botuar një libër memorialistik të sinqertë ku me këmbëngulje kërkon të vendosej klinikisht një raport i ndryshëm funksionimi biologjik midis trurit dhe organeve seksuale. Ai kishte vërejtur se zhvillimi i trurit të njeriut bashkëkohor ishte më i madh, më efikas, se sa organet seksuale çka çon pashmangshmërisht në triumfin e racionalitetit mbi instinktet, kur duhet të ishte ndryshe, për të përjetuar totalitarizmin subkoshient e burokratik të shtetit. Gyti seriozisht propozonte seriozisht ndërhyrje kirurgjikale, ose hormonale, në trurin e njerëzve që në lindje, për të shmangur anomalinë, siç e quante ai të parësisë diabolike të “materies së hirtë”. Nëse në shekullin XVI Paracels mendoi të krijonte njeriun artificial – homonculusin, në fund të shekullit të XX inxhinierët gjenetistë guxuan, atë që nuk guxoi kurrë më parë, krijimin e komanduar të “Ajnshtajnve artificialë”, sipas formulave parapërgatitëse të ngjizjeve seksuale në laborator, të krijesave me parametra të koduar saktësisht dhe në mirëkuptim me shtetin. Vetëkuptohet se kështu realizohej harmonia e ëndërruar e shtypit, mënjanoheshin ekseset, sensacionet e panevojshme, streset dhe krimet informative, që bëjnë kërdinë sot. Për komunizmin totalitar lindor dhe për atë më absurdin – ballkanikun, shtypi i lirë qe një katrahurë, që kërcënonte doktrinën, mjekrën siblike e të idolizuar të Karl Marksit dhe heronjtë paranoik kombëtar komunisto-nicean. Për hir të së vërtetës, fakti se semiologu dyshimtar italian, i cili ka fobi ndaj TV (nuk ka dhënë asnjë intervistë në ekranin e vogël – shënimi M. Z.) i shumëkritikuari dhe i admiruari Umberto Eko, në esenë e tij heretike “Tregtarët e Apokalipsit”e ka parashikuar trishtueshëm këtë dukuri, sepse pikërisht këtë ese ai ja kushton shqiptarit Milo Temesvari, i larguar dhunshëm nga Atdheu më 1947, mbas akuzës për deviacionizëm të majtë. Miloja, tepër inteligjent mbasi ndenji ca kohë si lektor i gjuhëve të rralla kaukaziane dhe baske në Universitetin Rudgers në SHBA përfundoi si asistent në bibliotekën kabalistike të Buenos Airesit, ku u njoh edhe me Horhe Luis Borhesin që e infektoi me silogjizmat e teologut mesjetar Thoma Akuini, i quajtur ndryshe dhe Aristoteli me tonsur i Kishës Katolike. Në shkrimet dhe librat e tij kontradiktor shqiptari Milo Temesvari e quajti të pavërtetuar ontologjikisht kategorinë e lirisë, duke shtuar se liria e mendimit dhe për më tepër shtypi i lirë është kundër simetrisë dhe kristalogjisë moderne. Këto materiale u futën ilegalisht në Shqipëri ndërmjet një ish Ambasadori të shtetit komunist dhe sot republikan i djathtë dhe u bënë objekt reflektimi nga dijetarët e punësuar në SHIK dhe juristët me kurse 5 mujore të Parlamentit, të cilët pozitivizmin juridik e kanë vënë në dyshim si dhe të tjera teori të pavërtetuara. Botimi i pashpjegueshëm i esesë në Ekos “Tregtarët e Apokalipsit” në Gazetën “Zëri i Rinisë”para disa numrash në( Nëntor 1993) , ka hapur perspektivën e zbulimit të një komploti të ri të serbëve ndaj çështjen kombëtare shqiptare. /Moikom Zeqo/

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 18 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 19 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 20 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 22 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.