FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Molotovë e fishekzjarrë në tokë, protestuesit i vënë flakën koshave te Parlamenti

Protesta e opozitës në Tiranë është zhvendosur përpara godinës së Kuvendi i Shqipërisë, ku situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Gjatë tubimit, disa qytetarë i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa në zonë janë parë edhe shishe molotovi dhe fishekzjarrë të përdorur. Forcat e policisë kanë ngritur një kordon sigurie rreth godinës së Parlamentit për të parandaluar afrimin e protestuesve.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur situatën nën kontroll, efektivët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Tensionet vijojnë në zonë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse protesta do të përshkallëzohet më tej gjatë orëve në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?