Momenti kur grabitësit morën paratë nga avioni (FOTOLAJM)
Publikohen për herë të parë fotot e grabitësve brenda aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”. Në foto shihen grabitësit e armatosur me antiplumb dhe kamuflazh policie. Ata janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.
Po kështu shihet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy grabitësit mbajnë në duar doreza.
Duken edhe bagazhet teksa futen në avion. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit. Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë. Më pas u larguan drejt Fushë- Krujës. Një grabitës ka mbetur i vrarë në shkëmbim zjarri me policinë, 4 të tjerë janë arratisur me shumën e madhe të parave.
KOHA JONË SONDAZH

