FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Momenti pikant, Rama prezanton deputeten më të re në Shkodër: Prapë se more vesh moshën time

Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Shkodër, pati edhe një moment pikat dhe gazmor teksa prezantoi kandidaten për deputete më të re të qarkut Shkodër, Kejsi Spahija. Ai kujtoi se jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, PS ka vendosur gjysmën e kandidatëve gra dhe vajza të reja dhe të rinj. Teksa nuk munguan edhe batutat, ku kandidatja me humor e të qeshura i tha se ende s’ia kishte mësuar moshën.

”Këtu në Shkodër ne kemi edhe deputeten më të re… prapë e bëra gabim? (pyet Kejsin, “Të Shkodrës”, i kujton ajo), më të re të Shkodrës, kështu që urdhëro, thuaj dy fjalë! Është Kejsi tjetër ajo, apo jo, është më e reja e Shqipërisë, apo jo?”, u shpreh kryesocialisti, teksa i dha mikrofonin kandidates.

”S’ka problem, përshëndetje të tanëve. S’ka problem, prapë s’e more vesh moshën teme,  akoma s’e more. Faleminderit. Unë jam krenare që kam punuar me rininë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Vaut të Dejës e krejt malësisë së madhe. Falenderoj kryeministrin Rama për mundësinë që më ka dhënë dhe shpresoj t’ia shpërblej dhe që ne të mos e humbim objektivin që kemi për Shqipërinë dhe Shkodrën Europiane”,-tha Spahija.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?