Momenti prekës! Nëntetare Hasanaj…
Moment mjaft prekës ishte kur komandanti i kontigjentit EOD ku nëntetare Zarife Hasanaj ishte pjesë, kreu “apelin e fundit”, ku thirri emrin e saj tre herë rresht, sipas ritualit ushtarak…por Zafire Hasanaj nuk iu përgjigj apelit të fundit të komandantit të saj, pasi ra në krye të detyrës.
Komandati, më pas i dorëzoi babait të nëntetares së ndjerë Flamurin Kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli, teksa u preh tek varrezat e dëshmorëve.
Familajrët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit të kontigjentit shqiptar në Letoni, pjesë e misionit të NATO.
Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine teksa e çmontonte atë, ndërsa dy kolegë të saj mbetën të plagosur. Major Klodian Tanushi dhe reshter Julian Kapaj.
KOHA JONË SONDAZH

