FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mona Lisa dërgohet në dhomë të veçantë brenda Luvrit dhe do paguash ekstra për ta parë

Përballë degradimit strukturor dhe mbipopullimit të Luvrit, muzeut më të vizituar në botë, Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar një plan të gjerë rinovimi e rregullash të reja.

Si fillim Mona Lisa do të ndryshojë dhomë. Ajo do të dërgohet në një hapësirë të dedikuar dhe të pavarur nga pjesa tjetër e muzeut. Ata që duan të admirojnë nga afër do duhet të paguajnë ekstra për ta parë atë.

Presidentja e Luvrit, Laurence des Cars, i kishte dërguar një letër alarmante Ministrisë së Kulturës në mes të janarit, duke raportuar se shtimi i vizitorëve po dëmtonte seriozisht muzeun. Problem përbënin edhe ndryshimet e temperaturave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Macron pas letrës ishte i menjëhershëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?