Monika Kryemadhi heq dorë nga politika?

Pas daljes së saj nga Apeli i Posaçëm, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur interesit të medias se nëse do të angazhohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare përkrah Partisë së Lirisë.

Kryemadhi tha se nuk merret më me politikë, ndonëse është ende deputete në Kuvend, teksa shtoi se në të ardhmen misioni i saj do të jetë sensibilizimi i publikut për personat që nuk duhet të kandidojnë në politikë.

”Unë nuk merrem më me politik, unë do të merrem me sensibilizimin e opinionit  që nuk  duhet të lejoj njerëzit jo të duhur që të kandidojnë”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?