Monika Kryemadhi: Metën se urova për Vitin e Ri! Atë e kanë iluminuar kundër meje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se nuk e ka uruar Ilir Metën për Vitin e Ri. Komentet i bëri para godinës së SPAK teksa u paraqit ditën e sotme në funksion të masës detyrim paraqitje. Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lidhje me Metën dhe shtoi se atë e kanë iluminuar njerëz të tjerë me shpifje kundër saj.

”Do njihemi edhe me fashikujt, pra dokumentacioni. Nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë edhe vetë prokuroria, sëbashku me ekspertizën financiare që kemi bërë edhe unë dhe mamaja ime. Është një procedurë pak e gjatë që kërkon konsistencë dhe durim. Për z. Meta nuk di gjë. Unë nuk pranova të flas për asgjë, kështu që të gjithë deklaratat e mia do të bëhen në gjykatë. Para gjyqtarit nuk jap asnjë shpjegim për asgjë. S’di gjë për Metën. Metën nuk e kam uruar për Vitin e Ri, nuk kam si të uroj një njeri që s’ka lidhje me mua. Të gjithë njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje të tilla, të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa. Armiq dihet kush janë, ata që kanë shpifur gjithë kohën”, tha Kryemadhi.

Pas deputetes në SPAK u paraqit edhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi. Ajo u shpreh me ironi se po hetohet se është e paprekshme. Më tej theksoi se nuk dha sqarime para prokurorëve pasi nuk ka asgjë për të cilët të jap sqarime sepse shtëpia është e saja.

”Shtëpia është e imja. Nuk dal. Po hetohem se jam e paprekshme. Nuk dhashë sqarime se nuk kam çfarë të jap. Kam shtëpinë time. Ju nuk keni shtëpi?! Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit. Çfarë të jap deklaratë ato i bëjnë vetë të gjitha. Unë jam plak”.

Kryemadhi: Metën se urova për Vitin e Ri! Atë e kanë iluminuar kundër meje

SHKARKO APP