Monika Kryemadhi në SPAK, nuk i kursen batutat me kameramanët: Paskeni shpëtuar nga protesta?
Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK, ku ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Teksa futej në ampientet e Prokurosisë së Posaçme, Kryemadhi shkëmbeu disa batuta me kameramanët e televizioneve.
Kryemadhi dëgjohet duke iu thënë kameramanëve: :Nuk jeni te protesta sot? Paskeni shpëtuar.
Më tej, Kryemadhi komentoi protestën e studentëve që ka paralizuar Tiranën prej dy ditësh.
“Kam adhurim për protestat, por ja, shoqëri civile tani çfarë të bëjmë. Po namin kishin bërë, kanë shkuar andej nga Ekonomiku, kur erdha në mëngjes s’kishin dalë akoma këta të Samiut”, shprehet ajo.

