Monstra i vetëm në Gjykatë; Vendimi: Arrest me burg për Jorgo Zanin
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Jorgo Zanin, monstrën që vrau barbarisht nipin e tij 12-vjeçar dy ditë më parë në Palasë të Himarës.
Seanca zgjati pak minuta dhe trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë. Jorgo Zani ishte i braktisur nga familjarët dhe i vetëm në Gjykatë gjatë seancës.
I akuzuari do të vendoset në një qeli të veçuar në paraburgim, për shkak të çrregullimeve mendore.
Gjatë shoqërimit për në Gjykatën e Vlorës, 30-vjeçari ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur shenja nervozizmi. Jorgo Zani i preu kokën nipit të tij 12-vjeçar që kishte shkuar për pushime verore tek gjyshja në Palasë.
KOHA JONË SONDAZH

