”Mora vesh që ka ndodhur hataja”, Anila tregon telefonatën me të atin

Anila Hoxha, gazetarja e ngjarjeve të kronikës së zezë në Top Channel u vlerësua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptare me çmimin “Raportimi më i mirë i vitit 2018”.

E ftuar në emisionin ”Wake up”, Hoxha u ndal në rrëfimet për vështirësitë që ka ndeshur dhe ka kaluar gjatë përvojës së saj në ngjarjet më të bujshme e tragjike që ka raportuar ndër vite. Si ngjarjen më të rëndë, ajo kujton tragjedinë e 9 janarit në 2004-ën, ku humbën jetën 28 persona.

”Në atë kohë punoja në Alsat. Mbaj mend që kur po raportoja nuk më dilnin dot fjalët, nuk artikuloja dot. Por këto duhet t’i tejkalosh sepse je aty për të treguar se çfarë po ndodh”, u shpreh Anila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa si ngjarje që ka lënë gjurmë është tragjedia e Himarës në 21 maj 2012, ku nga rrëzimi i një autobusi humbën jetën 13 të rinj, 11 prej tyre studente të Universitetit të Elbasanit. Ajo rrëfen telefonatën me babain, pasi një ditë më pas rastiste që të festonte ditëlindjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Prindërit e mi donin të më bënin surprizë. Më telefonon babai dhe më thotë ‘mora vesh që është bërë hataja, mos hajde në shtëpi”, u shpreh gazetarja, duke theksuar se prindërit e saj bëhen gjithnjë merak si ditën e parë kur është bërë pjesë e këtij profesioni, por ndonjëherë, thotë ajo, duhet të thuash edhe gënjeshtra të bardha për hir të këtij profesioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?