Moratoriumi i pyjeve, 750 inspektime, 4 denoncime dhe 9 gjoba

Që prej hyrjes në fuqi të moratoriumit të pyjeve, ministria e Mjedisit ka marrë masa për ndëshkim të personave që shkelin këtë moratorium.

Në një deklaratë për mediat, kryeinspektori Ergys Agasi tha se nga periudha 1 shkurt deri ne 3 mars janë kryer 750 inspektim dhe për shkeljet janë kallëzuar 4 persona si dhe janë vendosur 52 masa administrative.

“etëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje. U vendosën  9 masa administrative me 50 milionë lekë të vjetra  gjobë secila, me një total prej 450 milionë lekë të vjetra. Rastet e ndaluara janë konstatuar në qarqet: Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë (2 raste) dhe Shkodër (3 raste).

Në të gjitha rastet janë sekuestruar 59 m3 lëndë drusore në total.Pavarësisht inspektimeve të shumta dhe të përditshme në terren, fokus kryesor i punës së inspektoriatit ka qënë informimi i komuniteteve lokale si dhe grupeve të interesit mbi legjislacionin në fuqi dhe masat që duhen marrë në zbatim të tij

Krahas zbatimit të moratoriumit të pyjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, ka vijuar inspektimet e përgjithshme dhe të vazhdueshme në mbrojtje të Mjedisit .

Në shkallë vendi, për periudhën 1 Shkurt – 3 Mars, janë kryer rreth 750 inspektime, nga të cilat për mbrojtjen e gjuetisë 150 inspektime.

Për shkeljet e konstatuara janë kallëzuar në Organet e Prokurorisë 4 shtetas, si dhe janë vendosur gjithsej 52 masa administrative, dënim me gjobë në vlerën 482 milionë lekë të vjetra dhe me vlerë dëmi 1,5 milionë lekë.

Përveç gjobave në pyje, janë sekuestruar armë gjahu, duke ndëshkuar autorët për gjuetinë e paligjshme, bimët mjekësore e prodhimet e dyta pyjore”, tha ai.

Kryeinspektori bëri gjithashtu apel për denoncim të shkeljes së ligjit në aplikacionin e ri “Mjedisi IM”. Po ashtu ISHMP ka filluar implementim e një projekti për monitorim me kamera të akseve rrugore të transportit të lëndëve drusore.

“ISHMP u kërkon gjithë qytetarëve dhe subjekteve, që të zbatojnë moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve dhe moratoriumin e gjuetisë. ISHMP  garanton se është e vendosur në punën e saj dhe do të vazhdojë kontrollet intensivisht në të gjithë vendin, në zbatim të ligjit dhe në ruajtje të natyrës dhe  të Mjedisit.

Gjithashtu, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka filluar proçedurat e implementimit të një projekti kombëtar për monitorimin në kohë reale me kamera të të gjitha akseve kryesore të transportit të lëndës drusore, projekt ky që do të jetë funksional brënda verës së këtij viti

Në fund, ISHMP apelon të gjithë qytetarët, median dhe opinionin publik,  që të jenë pjesë e denoncimit të rasteve të shkeljes së moratoriumit, duke dhënë kontributin e tyre si qytetarë të këtij vendi përmes aplikacionit Mjedisi Im.

Aplikacioni “Mjedisi IM” është në dispozicion të qytetarëve i aksesueshëm në çdo telefon android apo iphone për të  denoncuar në kohë reale cdo shkelje të konstatuar”, shtoi Agasi.

SHKARKO APP