Morën mbi 61 mijë vota dhe veç 1 mandat, Lapaj: Të dua Shqipëri! Në mbetë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni nisma ”Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit doli vetëm me një mandat edhe pse morën mbi 61 mijë vota. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur t’i drejtohet ndjekësve me fjalët e Viktor Hygosë për të treguar reagimin e tij. Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4% të votave të elektoratit, por ka siguruar vetëm një mandat përkundër Tom Doshit që ka fituar 3 mandate me vetëm 3% të votave, apo Agron Shehajt që ka siguruar dy mandate me po 3 % të votave.

“Të dua Shqipëri!

1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

Swiss Digital Mobile Reklama

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!

-Viktor Hygo”, shkruan Lapaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?