Mori 50.000 euro për lirimin e vrasësit, lihet në burg “juristja”
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Amarilda Lekën. 33-vjeçarja u hoq si juriste dhe mori 50.000 euro për lirimin e një personi të dënuar për vrasje.
Amarilda Leka u arrestua në Tiranë më 15 nëntor.
Ajo akuzohet se duke u hequr si juriste mashtroi një qytetar në Tepelenë duke i marrë 50.000 euro.
33-vjeçarja i ka thënë shtetasit me iniciale B. Z., se me njohjet që kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin me iniciale A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015.
Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.