Mori leje dhe doli nga burgu, “zhduket” 49-vjeçari në Durrës

Një 49-vjeçar ka marrë leje dhe ka dalë nga burgu i Rrogozhinës, por nuk është rikthyer më sipas afateve.

Menjëherë policia është vënë në kërkim të tij duke e lokalizuar dhe arrestuar sërish.

“Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?