Mori letër kërcënuese, gjyqtarja Arnisa Këlliçi merr mbrojtje 3 muaj

Drejtësia e re duket se nuk është e pranueshme nga ata që kërcënojnë gjyqtarë dhe prokurorë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur tre muaj mbrojtje të posaçme për gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi. Gjyqtarja i drejtoi një shkresë KLGJ-së dy ditë më parë, ku e vuri në dijeni se i ka ardhur letër kërcënuese dhe ku kërkoi mbrojtje të posaçme.

”Më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”,-thuhet në kërkesën e gjyqtares.

Muajt e fundit janë dyfishuar truprojat speciale që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi apo nga të korruptuarit. Nga 49 forca struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë është kthyet në super njësi me 103 persona. Njësia e blinduar që njihet ndryshe si RES, u propozua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe u firmos nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

SHKARKO APP