FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morinë, mbi 11 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri në vetëm 4 orë

Fundjava e parë e korrikut ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, ku mijëra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

Vetëm gjatë intervalit 05:00–09:00, në territorin shqiptar kanë hyrë 11,725 shtetas nga Kosova me 2,740 automjete, sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Numri i lartë i hyrjeve ka krijuar radhë të përkohshme në kufi, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar të gjitha sportelet e kontrollit për të përshpejtuar procedurat.

Për automjetet me targa të Kosovës vijon të zbatohet regjimi i kalimit të lehtësuar, në përputhje me marrëveshjet në fuqi, ndërsa për automjetet me targa të huaja po ndiqen procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, trafiku në drejtim të Morinës është rënduar edhe nga dy aksidente të ndodhura njëri pas tjetrit në Vërmicë, pranë Prizrenit. Në to u përfshinë gjashtë automjete, ndërsa shtatë persona mbetën të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?