“Mos e braktisni Shqipërinë”, Meta me studentë e mësues, mesazh të fortë nga Presidenca
“Mos e lini Shqipërinë”!
Ky ka qenë mesazhi i fortë që kreu i shtetit Ilir Meta, bashkë me pedagogë, mësuesë dhe studentë ekselentë ka bërë për shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Grave në Shkencë.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se fenomeni i largimit të shqiptarëve nga vendi na rrezikon më shumë se kurrë. Ai shprehu mirënjohje për akademikët që frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheu.
“Shumë i lumtur që në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, së bashku me dhjetra studente ekselente, pedagoge e mësuese të nderuara, të bashkoheshim me një mesazh të fortë kundër fenomenit të shpopullimit që na rrezikon më shumë se kurrë: MOS E BRAKTISNI SHQIPËRINË!
Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për kontributet dhe përkushtimin e veçantë të mësuesve dhe pedagogëve të angazhuara në shkencë, që e frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheun tonë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.