“Mos e rruaj se fasadë është”, Rama replikon me ndjekësin në Facebook: Ke ndonjë këshillë më të hajrit, si merren tenderat? (FOTO)

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar fotot 3D të shkollës së parë në Durrës që po rindërtohet për të mirëpritur nxënësit në shkollë, ku nuk kanë munguar krítikat e ndjekësve. “Fëmijët dhe mësuesit e nëntëvjeçares “Shaqe Mazreku” në Durrës, do të rikthehen së shpejti në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej gushtit të vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Evropës”, shkroi Rama në Facebook.

Një prej ndjekësve i cilësoi këto fotografi “fasadë si vetë qeverisja”, ndërsa nuk mungoi përgjigjja plot íroni e kryeministrit. “Po pra, ishte shumë e bukur sic ishte dhe ti mos u krih hic e as mos u qeth e mos u rrùaj kurrë, se fasadë është, s’ke ce do”.

Ndërsa qytetari i replikon duke e thùmbuar për emrat që fitojnë tenderat. “Po ti njëherë na mëson si të lajmë duart, njëherë si të rrùhemi. Ndonjë këshillë më të hajrit se kaq a ke o burre? Të tipit si merren tendera pa qenë burri i ministres, kunati i deputetit, baxhanaku i kryetarit të bashkisë etj”, shkroi ndjekësi, i cili nuk ka marrë më përgjigje nga kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?