“Mos hajdeni” – Holanda fushatë kundër azikërkuesve shqiptarë
Holanda do të nisë një fushatë kundër azikërkuesve shqiptarë. Haga kërkon t’i tregojë azilkërkuesve se nuk kanë të ardhme.
Vitet e kaluar numri i shqiptarëve që shkonin në Holandë për të kërkuar azil ishte më i madh, por sërish edhe këtë vit janë qindra aplikime.
Shumë prej tyre u kthyen në Shqipëri brenda disa javësh pasi iu hoq asistenca financiare, shkruan gazeta Telegraaf.nl. Sipas kwsaj “Telegraaf” fushata ka për qëllim të ndalojë ata të bëjnë udhëtimin drejt Hollandës.
Klaas Dijkhoff, sekretari i shtetit për çështjet e azilit i cituar nga mediat hollandeze thotë se qeveria holandeze duhet të dekurajojë fluksin e shqiptarëve drejt Holandës. Çdo shqiptar që largohet nga Holanda për t’u riatdhetësuar në Shqipëri përfitonte një fond prej 200 eurosh, dhe qeveria holandeze do të heqë asistencën. /Ora News/

KOHA JONË SONDAZH

