Mos harroni çadrat! Sot kushte të paqëndrueshme atmosferike

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në veriperëndim dhe perëndim në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?