”Mos i lini jashtë shqiptarët”, Rama: Mos e ktheni BE-në në një kongregacion priftërinjsh

Në konferencës për shtyp pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se thirrja e fundit që i bëri BE-së është që të mos i lënë shqiptarët jashtë unionit.

“Thirrja ime e fundit, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë, pasi kanë një besim të madh për Europën, sepse ne për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Europa është fe, shqiptarët do vazhdojnë, por edhe në Ballkan ka shumë proeuropianë. Lutja ime për ta ishte, ju lutemi mos e lini BE të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin”, tha Rama.

SHKARKO APP