“Mos ik”! Fushatë kundër eksodit

 

Ikja masive e të rinjve shqiptarë gjatë kohëve të fundit u bë pikënisja e një aktiviteti sensibilizues të organizuar nga Klubi i Patriotëve të Rinj, që përfaqëson forumin rinor të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve, dhjetra anëtarë të KPR përzgjodhën një formë ndryshe për të dhënë mesazhin e tyre. Ata pedaluan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”, duke u bërë thirrje mbarë shqiptarëve që që të mos braktisin atdheun, por të punojmë së bashku për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.

Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Albano Idrizi u shpreh përpara nisjes së këtij aktiviteti sensibilizues se ikja e të rinjve përbën një plagë për shoqërinë shqptare.

“Vendi ynë ndertohet duke qenë të gjithë bashkë dhe duke punuar përditë e më tepër për një Shqipëri më të mirë, më demokratike, më solidare. Vendi ynë ka një të kaluar të lavdishme sepse të parët nuk u larguan prej tij megjithë vështirësitë e shumta që hasën. Ky është shembulli ynë, ta duam Shqipërinë tonë. Ti duam Shqiptarët të Bashkuar.” – tha ai.

Klubi i Patriotëve të Rinj do të vijojë me aktivitete sensibilizuese për këtë problem madhor të shoqërisë shqiptare.

SHKARKO APP