Mos lëvizni nga ora 12.00-16.00, temperaturat do të arrijnë deri në 43 gradë

Nga e mërkura e deri të premte do të përballemi me “ferrin”. Kjo sepse temperaturat do të rriten dhe do të arrijnë deri në 43 gradë celcius.

Në këtë valë të të nxehtit afrikan, nuk do të ketë reshje shiu, ndërsa rreziku për zjarre është shumë i lartë në disa zonë.

Sipas IGJEUM, qarqet e Beratit, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës do të jenë më të “kërcënuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që për qytetarët, apeli nga mjekët është që të reduktojnë daljet në oraret që rrezikohen si rrezik, nga ora 12:00 deri në 16:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?